I dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka folur sërish për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës.
Ai thotë se në takimin e 10 korrikut në Samitin e Parisit të përfundohet kjo çështje, transmeton portali arbresh.info.
“Çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim. SHBA-ja ka punuar fort për normalizimin ekonomik mes dy palëve, sepse ne besojmë në hapin e parë krucial për këtë mosmarrëveshje politike afatgjatë”, shkruan Grenell.

Richard Grenell ka qenë i zëshëm në kërkesën e tij që t’i hiqen vizat Kosovës, duke thënë se kjo çështje madje është vonuar./arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...