Google ka hequr median shtetërore ruse Russia Today nga mjeti i saj i kërkimit të lajmeve.
“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”, tha Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale.
Kompania tashmë kishte kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.
RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria, konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dy “elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë”./tch/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira