Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme në det, ku u ndalua një gomone me 2 ton kanabis. Është dashur ndërhyrja e ushtrisë dhe qëllimi me snajper i njërit prej skafistëve që ata të ndaloheshin.
Mediat greke shkruajnë se ndjekja i ka ngjarë një filmi me skena aksioni.
Sipas informacioneve të para, anëtarët e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës janë nisur nga Shqipëria të premten, më konkretisht gomonia e shpejtësisë së lartë është nisur nga bregu i Himarës drejt Greqisë dhe më pas për të shkuar në Itali.
Radarët grekë kanë arritur ta gjurmojnë gomonen dhe kanë nisur kërkimet e tyre. Për të ndjekur gomonen mësohet se ishin ngritur në ajër edhe helikopterë.
Ndjekja që filloi nga ujërat e detit Jon arriti deri në ujërat e Egjeut, për të arritur më pas në kapjen e gomones në det të hapur në Lavrio.
Deri më tani në pranga mësohet se janë vendosur 6 persona. 2 shqiptarë dhe një italian janë kapur në gomone, ndërsa 3 të tjerët janë arrestuar në një shtëpi.
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...