Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër për dyfishimin e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit, nga 25% në 50%, raporton BBC.
Vendimi, që hyn në fuqi të mërkurën, shënon herën e dytë që tarifat për këto metale që përdoren gjerësisht në industri si ajo automobilistike dhe e ushqimeve të konservuara rriten që nga muaji mars.
Sipas Trump, këto masa kanë për qëllim të mbrojnë dhe sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.
Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se tarifat e reja mund të dëmtojnë rëndë prodhuesit e huaj, të nxisin masa hakmarrëse nga partnerët dhe të kenë kosto të larta për konsumatorët dhe kompanitë amerikane që përdorin këto materiale.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...