Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milionësh për sallën e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë

23:23 | 31 Mars 2026
Q L

Një gjykatës amerikan të martën e bllokoi planin e presidentit Donald Trump për ta vazhduar projektin me vlerë prej 400 milionë dollarësh për ndërtimin e një salle të vallëzimit në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë, duke e pezulluar përkohësisht njërën nga përpjekjet më të dukshme të presidentit republika për ta ndryshuar kryeqendrën e pushtetit në vend.

Gjykatësi i qarkut në Washington, Richard Leon, e miratoi masën e përkohshme të kërkuar nga Trusti Kombëtar për Ruajtje Historike, organizatë jofitimprurëse që kishte dorëzuar padi me pretendimin se Trumpi i kishte tejkaluar kompetencat me rastin e shembjes së Krahut Lindor dhe me nisjen e ndërtimeve të reja pa miratim nga Kongresi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ku na lë kjo? Fatkeqësisht për të pandehurit, derisa Kongresi ta bekojë këtë projekt përmes autorizimit statutar, ndërtimi duhet të ndalet” – shkroi gjykatësi në urdhrin e tij.

Megjithatë, ai tha se do ta mbajë urdhrin e tij në pauzë për 14 ditë që administratës së Trumpit t’i lejohet apelimi i vendimit. Gjykatësi tha se urdhri nuk e prek “ndërtimin që është i nevojshëm për ta garantuar sigurinë e Shtëpisë së Bardhë”.