Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka detyruar Jean-Marie Le Pen, themeluesin e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional, që të kthejë 320 mijë euro në Parlamentin Europian, të cilat janë “marrë gabimisht” për të paguar disa rroga.
Parlamenti Europian miratoi vendimin përkatës, por Le Pen e apeloi atë në Gjykatë, transmeton portali arbresh.info
Ai do të detyrohet të kthejë fondet e ndara nga Parlamenti Europian që ishin marrë mes viteve 2009-2014.
Sipas vendimit të gjykatës, politikani duhet të rimbursojë shpenzimet ligjore, duke përfshirë edhe një shqyrtim urgjent.
Një masë e ngjashme është marrë kundër Bruno Gollnisch, një anëtar i Parlamentit Europian nga partia e Frontit Kombëtar Francez, i cili duhet të kthejë 276,000 euro./arbresh.info/
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...