Gjykata e lartë Holandeze mbështet shfajësimin për shitësin e ‘Mein Kampf’

21:09 | 14 Shkurt 2017

Gjykata më e lartë në Hollandë e ka shpallur të pafajshëm një tregtar të gjërave antike, i cili ndiqej penalisht për shitjen e librave ‘Mein Kampf’, libër i cili është i ndaluar në Hollandë.

Prokurorët në vitin 2014 e kishin akuzuar pronarin e dyqanit në Amsterdam për nxitje të urretjes racore dhe për diskriminim, transmeton portali arbresh.info.

Gjykata ka deklaruar se personi në fjalë nuk ka thyer asnjë rregull, vetëm se është marrë me shitjen e librave për shkak të rëndësisë së tyre historike dhe jo për shkak të pasazheve anti-semite.

Sipas ligjit holandez, shitja e Main Kampf është ndaluar në vitin 1974 për shkak të promovimit të urretjes dhe diskriminimit.

Sikur i akuzuari të denohej, ai do të mund të përballej me gjashtë muaj burg ose me gjobë në vlerë të 7,600 eurove./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara