Gjykata e Lartë e Venezuelës konfirmoi sot se Nicolás Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në atë vend më 28 korrik, duke deklaruar se rezultatet e votimit të publikuara në internet, sipas të cilave Maduro humbi, ishin të falsifikuara.
Gjykata e Lartë mori vendimin e sotëm në përgjigje të kërkesës së Maduros për të rishikuar numrin e përgjithshëm të votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, pasi opozita publikoi të dhënat e votimit në internet nga 80 për qind e qendrave të votimit, të cilat treguan se kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez fitoi me shumicë dërrmuese
Gonzalez nuk mori pjesë në rishikimin e votimit, thanë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët akuzuan kandidatin e opozitës se po përpiqej të përhapte panik, raportoi AP.
Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një listë me rreth 60 zyrtarë të qeverisë venezueliane dhe anëtarët e familjeve të tyre që mund të goditen nga masat e para ndëshkuese pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vendit të Amerikës së Jugut, konfirmuan për Reuters të mërkurën dy burime të paidentifikuara./euronews.al
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...