Gjykata e Lartë e SHBA-së refuzoi padinë e hapur për rikthimin e fitores zgjedhore të Joe Bidenit në shtetin federal Teksas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një vendim kritik ka ardhur nga Gjykata e Lartë, teksa në SHBA vazhdojnë pretendimet e presidentit, Donald Trump se në zgjedhje janë bërë mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.
Gjykata njoftoi sot vendimin e saj lidhur me padinë për rikthimin e fitores së Bidenit në shtetin e Teksasit, e cila mbështetej nga 18 prokurorë dhe 126 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Nga gjykata u refuzua padia e ngritur për pavlefshmëri të rezultateve të shpallura në favor të Bidenit në shtete kritike si Wisconsin, Michigan, Georgia dhe Pennsylvania.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të 59-ta presidenciale të mbajtura më 3 nëntor në SHBA, Biden ka fituar 306 delegatë ndërsa Trump 232.
Trump me pretendimin se në zgjedhje janë bërë mashtrime ka deklaruar se nuk i pranon rezultatet dhe se do t’i ndjekë në rrugë ligjore. Paditë e ngritura në shumë shtete nga ekipi i Trumpit janë refuzuar.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore