Gjyqtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara, i zgjedhur nga vetë Donald Trump, është distancuar nga Presidenti pas kritikave që i ky i fundit i bëri gjyqtarëve në vend.
Neil Gorsuch, emërimi i së cilit duhet të aprovohet nga Senati do të ketë nevojë për të paktën 8 vota demokrate për të marrë drejtimin e organit më të lartë të drejtësisë amerikanoveriore.
Zhgënjimi i tij me Trump-in, i konfirmuar nga zëdhënësi doli në dritë pikërisht gjatë takimit me një parlamentar të opozitës. “Më shprehu dekurajimin e tij për komentet demoralizuese të presidentit Trump lidhur me gjyqtarët”, tha Detto Richard Blumenthal, senator demokrat i Konektikatit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi gjykatësit e përfshirë në vendimin për të pezulluar urdhrin që ndalonte udhëtimet nga 7 vende myslimane, duke i quajtur ata të paaftë.
“Gjykatat janë aq të politizuara sa do te ishte diçka e madhe për sistemin tonë të drejtësisë nëse ata do të ishin në gjendje të lexonin një deklaratë dhe të bënin gjënë e duhur”, tha Trump.
Beteja mes sistemit gjyqësor dhe presidenti amerikan lidhur me dekretin antimysliman, luhet në Gjykatën e Apelit së San Franciskos. Vendimi pritet të merret këtë javë. Gjatë një ndërhyrje telefonike, një prej gjykatësve të përfshirë i përkufizoi argumentet e prezantuara nga avokatët e qeverisë si totalisht abstrakte.
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...