Gjykata e Lartë e BE-së ka vendosur që një ligj që kërkon refugjatët që të kërkojnë azil në vendin e parë që arrijnë, zbatohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme.
Çështja, e sjellur nga Austria dhe Sllovenia, mund të ndikojë në të ardhmen e disa qindra njerëzve që mbërritën gjatë krizës së emigrantëve 2015-16, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi ka të bëjë me dy familje afgane dhe një sirian që aplikoi për azil pas largimit nga Kroacia.
Gjykata thotë se është përgjegjësia e Kroacisë për të vendosur rastet e tyre.
Kriza u shpalos gjatë verës së vitit 2015, pasi një milion emigrantë dhe refugjatë udhëtuan nëpër Ballkanin Perëndimor.
Sipas të ashtuquajturës rregullore të Dublinit, refugjatët zakonisht duhet të kërkojnë azil në shtetin e parë të BE që arrijnë. Por Gjermania pezulloi rregulloren e Dublinit për refugjatët sirianë, duke ndaluar deportimet në vendet ku ata mbërritën./Arbresh.info
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...