Mëngjesin e djeshëm, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar përpara xhamisë “Atik” në Janjë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Sipas dëshmitarëve okularë, disa burra me disa makina janë ndalur në autostradën Bijeljina – Zvornik, ku kanë fyer në baza kombëtare besimtarët që po ktheheshin nga namazi i mëngjesit.
Siç shkruan Tuzlapress, personat kanë gjuajtur në ajër teksa kanë përdorur edhe fjalë fashisto-shoviniste.
Më tej, sipas këtij mediumi, tashmë policia boshnjake ka bërë të ditur se një person është identifikuar si drejtues i veturës, ku i njëjti edhe e ka dorëzuar vullnetarisht në polici një pistoletë me gaz.
Për ngjarjen ka reaguar edhe grupi “Remembering Srebrenica”, ku thanë se ngjarje të tilla po bëhen më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës.
“Skena tmerrësisht shqetësuese. Fatkeqësisht, akte të tilla frikësimi të drejtuara ndaj të mbijetuarve që tashmë kanë duruar kaq shumë vuajtje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës dhe nuk mund të lejohen të vazhdojnë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes”, thuhet në reagimin e tyre.
Kujtojmë se për këtë kanë reaguar edhe popullata boshnjake në Janjë, ku për ngjarjen u shprehen të indinjuar, duke e cilësuar këtë si provokim, fyerje dhe kërcënim.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...