Gjermania do të vendosë nga e diela një karantinë për udhëtarët e paimunizuar nga COVID-19, që vijnë nga tre rajone të Francës jugore, njoftoi Instituti Robert Koch për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik (RKI).
Udhëtarët që vijnë nga këto rajone turistike do të duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk kanë një pasaportë shëndetësore që vërteton se janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar nga COVID-19.
Kjo periudhë izolimi mund të reduktohet në pesë ditë, pas paraqitjes së një testi negativ.
Instituti ka vendosur t’i klasifikojë rajonet Occitanie, Provence-Alpes-Côte-d’Azur dhe Corse si zona me “rrezik të lartë” infektimi me koronavirusin e ri, me një incidencë të rasteve të reja më të mëdha se 200 për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve.
Spanja, një tjetër destinacion i popullarizuar turistik për gjermanët, ka qenë gjithashtu në këtë kategori që nga fundi i korrikut./tch
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...