Kushdo që ofron informacion të rremë apo të paplotë gjatë procesit të natyralizimit do t’i ndalohet që të bëhet shtetas gjerman për dhjetë vjet.
Kështu thuhet në një amendament të një projektligji që përcakton vendet e sigurta të origjinës përmes një dekreti, që u miratua më 3 dhjetor nga Komisioni për Punë të Brendshme i Budestagut.
Anëtarët e Komisionit nga grupi parlamentar konservator të Socialdemokratëve dhe të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, votuan në favor të versionit të modifikuar të projektligjit.
Të Gjelbërit dhe të Majtët votuan kundër.
Ndryshimi vjen si përgjigje ndaj hetimeve lidhur me shitjen e certifikatave të falsifikuara të gjuhës në disa lande gjermane.
Projektligji, që do të diskutohet dhe votohet përfundimisht në seancën plenare të së premtes, tani përcakton se ndalimi duhet të zbatohet për një periudhë prej dhjetë vjetësh nëse shtetësia është revokuar në mënyrë të pakthyeshme ose nëse një aplikues ka “mashtruar me qëllim, ka kërcënuar apo ka dhënë ryshfet”.
Ndalesa po ashtu duhet të zbatohet ndaj një të huaji që qëllimshëm ka dhënë informacione të pasakta ose të paplota mbi kushtet kryesore për marrjen e shtetësisë përmes natyralizimit.
Projektligji i amendamentuar shton se ndalesa “shërben për të vënë në pah ligjin në fuqi dhe për të shmangur nxitjen e shkeljes së ligjit”.
Një ndryshim tjetër që është propozuar parasheh heqjen e së drejtës për mbështetje juridike të financuar nga shteti për personat që mbahen në qendra ndalimi për dëbim ose në paraburgim teksa presin që të largohen nga vendi – një e drejtë që ka nisur së zbatuari vitin e kaluar./rel
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...