Një shpërthim i gripit të shpendëve shumë patogjenik H5N1 është gjetur në një fermë tjetër në Gjermaninë verilindore, thanë autoritetet të martën.
Sëmundja u konfirmua në një fermë të vogël në Hohenkirchen në shtetin Mecklenburg-Vorpommern, tha ministria shtetërore e bujqësisë dhe mjedisit, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Rreth 17 pula, 28 rosa dhe dy pata u përfshinë, tha ministria. Është rasti i tretë në shtet.
Gripi i shpendëve, më së shpeshti i bartur nga një vend në tjetrin nga shpendët e egër migrues, është përhapur me shpejtësi në Europë duke rritur shqetësimin në industrinë e shpendëve pasi shpërthimet e mëparshme dërguan në asgjësimin e dhjetëra miliona zogjve dhe kufizime të tregtisë ndërkombëtare.
Më 27 tetor, Gjermania raportoi një shpërthim të gripit të shpendëve H5N1 shumë patogjene në një fermë patash në veri të vendit.
Polonia ka raportuar disa shpërthime të gripit të shpendëve H5N1 në fermat e shpendëve me tufa që arrijnë në rreth 650,000 zogj të përfshirë, tha të hënën Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.
Në anën tjetër, qeveria franceze ka vendosur të gjithë vendin në gatishmëri të lartë për gripin e shpendëve, duke kërkuar mbajtjen e tufave dhe shpendëve në vende të mbyllura./arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...