Kriza globale e ushqimit është në horizont për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, paralajmëroi sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e saj hyrëse në takimin e ministrave të jashtëm të G7, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë për kryerjen e një “lufte hibride” dhe parandalimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase.
“Rusia nuk po lejon eksportimin e miliona tonëve drithë. Ky është një rrezik i madh”, tha ajo.
“Dhe ne mund të shohim vetëm majën e ajsbergut, për momentin. Të gjithë e dimë se nëse kriza klimatike godet në verë në mbarë botën, situata do të përkeqësohet edhe më shumë”, shtoi ajo.
Baerbock tha se G7 ka rënë dakord të marrë përgjegjësinë e tyre dhe të veprojë shpejt për të adresuar këtë krizë të ardhshme.
Diplomati i lartë gjerman po pret takimin tre-ditor në resortin Weissenhaus të Detit Baltik.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri i Jashtëm moldav Nicu Popesku po marrin pjesë gjithashtu në takimin të premten si të ftuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...