Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Ukrainës për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë.
Baerbock vuri në dukje refuzimin nga fuqitë perëndimore të një thirrjeje nga Ukraina për të vendosur një zonë ‘ndalim-fluturimi’ mbi Ukrainën.
Ministrja e jashtme gjermane tha se gjatë vizitës së saj në Kiev të martën, ajo “foli për mënyrën se si ne mund të mbështesim Ukrainën, veçanërisht në gjërat në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre, aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, pa kontribuar që NATO-ja të bëhet pjesëmarrëse në këtë luftë.
“Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba është ftuar të bashkohet në diskutimet e ministrave të jashtëm të G7 që do të zhvillohen më 13 maj në Gjermani.
Gjatë një vizite të fundit në Gjermani, Kuleba bëri thirrje për furnizimin e vendit të tij me avionë modernë dhe sisteme të mbrojtjes kundër raketave./REL/
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...