Gjermania nuk po planifikon të qetësojë kufizimet aktuale në jetën publike para datës 20 Prill.
Kështu ka thënë kreu i Kancelarisë së Angela Merkel, Helge Braun për një gazetë kombëtare.
Këto komente Braun i bëri vetëm disa ditë pasi vendi prezantoi masa gjithëpërfshirëse në mbarë vendin, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Këtë javë, shumica e dyqaneve të ushqimit dhe argëtimit do të mbyllen, së bashku me shkollat, universitetet dhe dyqanet jo thelbësore.
“Ne nuk do të diskutojmë për asnjë zbutës [të kufizimeve] deri në 20 prill dhe deri atëherë, të gjitha masat do të qëndrojnë në vend,” i tha Braun Der Tagesspiegel, duke shtuar se duhet të jetë e qartë pas Pashkëve nëse kufizimet kanë ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Ndryshe, shkalla e infeksionit nga koronavirusi në Gjermani po dyfishohet çdo tre deri në pesë ditë. Shifrat e fundit për vendin nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë mbi 53 mijë të infektuar dhe 395 vdekje.
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu