Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm për Berlinin në vitin 2024.
Katari do të jetë faktor kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për t’u distancuar nga gazi rus, tha kancelari gjerman Olaf Scholz duke iu drejtuar në një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Berlin.
“Çështja e sigurisë së energjisë ka një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije”.
“Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, deklaroi Scholz, shkruan CNN, transmeton klankosova.
Emiri i Katarit iu tha gazetarëve se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump, R...
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në ...
Alba: Po u martova, martohem vetëm me Limin, me asnjë tjetër