Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka shprehur shqetësimin se Presidenti i SHBA-ve, Donald Tump, ka gjasa të pezullojë marrëveshjen bërthamore më Iranin gjatë javës së ardhshme.
Gjermania së bashkur me vendet tjera të BE-së kanë qenë përkrahëse të fuqishme të marrëveshjes me Iranin, e cila u firmos gjatë administratës së Barack Obamës, transmeton portali arbresh.info
“Prishja e marrëveshjes bërthamore e vitit 2015 me Iranin, e njohur ndryshe si Plani i Përbashkët i Veprimit i Përbashkët, është një shqetësim i madh për Gjermaninë, pasi sjell rreziqe të reja për sigurinë ndërkombëtare dhe në mënyrë efektive do të ndryshonte botën”, tha Gabriel.
Gabriel shtoi se tërheqja e SHBA-ve do të komplikonte edhe më tej marrëdhëniet me Teheranin,.
“Nëse SHBA-të marrin një vendim të tillë, do të krijohen rreziqe për Gjermaninë dhe bashkësinë ndërkombëtare…me pak fjalë bota do të ndryshojë”, shtoi ai.
Trump ka paralajmëruar se do të rishikojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi sipas tij “Irani nuk i është përmbajtur pikave të marrëveshjes”.
Në anën tjetër, Teherani ka paralajmëruar Uashingtonin se tërheqja nga kjo marrëveshje së pari do të shkaktonte pasoja të rënda për SHBA-të dhe më pas për tërë rajonin./arbresh.info/
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet