Nga e hëna, më 16 shtator, Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.
“Përveç kontrolleve të përkohshme të kufirit të brendshëm ekzistues në kufijtë tokësorë me Austrinë, Zvicrën, Çekinë dhe Poloninë, Ministria Federale e Brendshme ka urdhëruar kontrolle të përkohshme kufitare të brendshme në kufijtë tokësorë me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për një periudhë gjashtëmujore, për të cilën është informuar Komisioni Europian”, thuhet në njoftim.
Përveç kësaj, ekziston mundësia e largimit të njerëzve në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar./abcnews.al
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...