Gjermania ka vendosur të marrë 11 milionë doza të vaksinës Pfizer / BioNTech ndaj COVID-19 deri në mars, njoftoi të hënën ministria e shëndetësisë së këtij vendi.
“Vetëm në janar, do të ketë tre deri në katër milionë doza të vaksinës “, iu tha zëdhënësi i ministrisë Hanno Kautz gazetarëve në një konferencë të rregullt për media,
“11 milionë doza vaksinash do të jenë në dispozicion nga BioNTech deri në mars,” shtoi ai.
Kautz tha se Gjermania pret që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën BioNTech deri në fund të dhjetorit, e cila më pas do të konfirmohet nga Komisioni Evropian. “Menjëherë pas kësaj, inokulimet mund të fillojnë,” tha Kautz, raporton CNN.
BioNTech është një kompani gjermane.
Të dielën, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn i bëri thirrje EMA të shpejtojë procesin e miratimit për vaksinën Pfizer / BioNTech.
Ajo tashmë është aprovuar nga Mbretëria e Bashkuar, e cila filloi shpërndarjen e saj javën e kaluar dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të nisë të hënën.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...