Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në shtetet Rhineland-Palatinate, Nordrhein-Westfalen dhe Bavaria në Gjermani u rrit në 176.
Malu Dreyer, kryeministrja e shtetit Rheinland-Pfalz, tha në një deklaratë në Mainz se numri i të vdekurve në këtë shtet është rritur në 128.
Duke deklaruar se ky numër mund të rritet, Dreyer falënderoi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm i shtetit Roger Lewentz deklaroi se 155 njerëz janë ende duke u kërkuar.
“Një javë pas një incidenti të tillë, shanset që të zhdukurit të kenë mbijetuar po dobësohen”, shtoi ai.
Lewentz vuri në dukje se 62 persona që humbën jetën janë identifikuar dhe 766 të lënduar gjenden në spital.
Në shtetin Nordrhein-Westfalen, e cila më parë raportoi 48 të vdekur, numri i vdekjeve nga përmbytjet është korrigjuar në 47.
Ndërkaq, numri i viktimave ka mbetur në 1 në shtetin e Bavarisë.
Nga ana tjetër, Zyra Gjermane e Meteorologjisë (DWD) paralajmëroi se shira të dendur priten gjatë fundjavës në zonat e prekura nga përmbytja.
Javën e kaluar, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në shtetet gjermane Rhineland-Palatinate, Nordrhein-Westfalen dhe Bavaria.//AA
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...