Kryeqyteti gjerman, Berlini, filloi sot ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike dhe private me më shumë se 50 persona, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet e qytetit kanë mbyllur të gjitha kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe mjediset sportive, përfshirë palestrat dhe studiot e fitnesit, së bashku me lokalet, kazinotë dhe klubet, deri të paktën më 19 prill.
Restorantet e Berlinit do të qëndrojnë të hapura, nëse klientët janë në gjendje të mbajnë një largësi prej 1,5 metra nga njëri-tjetri.
Pacientët në spital nuk do të lejohen të kenë vizitorë, me përjashtim të fëmijëve nën 16 vjeç dhe të sëmurëve rëndë.
Të moshuarit, banorë të azileve, nuk do të kenë vizitorë nën moshën 16 vjeç.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...