Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse gjatë muajit korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.
Më shumë se 150 shkolla u dëmtuan vetëm në Nordrhein-Westfalen, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.
“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.
Dëmi në vendin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.
“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet, shkruan Dpa.
Laschet i përshkroi përmbytjet si fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./gazetasinjal/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...