Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë ishte 2.3% në muajin korrik, nga 2.2% sa ishte në qershor, zbuloi të premten, Byroja Federale e Statistikave Destatis.
Ndërsa çmimet më të dobëta të energjisë kanë një efekt frenues në inflacion, ka rritje mbi mesataren e çmimeve të shërbimeve, tha kreu i Destatis, Ruth Brand.
Çmimet e produkteve energjetike në korrik 2024 ranë me 1.7% nga viti në vit ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%. Pa përfshirë çmimet e energjisë, norma e inflacionit ishte 2.7% në korrik 2024,raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, çmimet e shërbimeve u rritën me 3.9% në korrik me bazë vjetore. Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.3% në muajin korrik./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...