Një vrasje e shumëfishtë ka ndodh dje në një shtëpi në Gjermanin perëndimore. Shërbimet e urgjencës gjetën pesë trupa pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë.
Hetuesit besojnë se burri goditi për vdeje gruan e tij, vajzat e tij dhe vjehrrën, para se të vriste veten.
Zjarrfikësit gjetën trupat në shtëpinë në Radevormwald, afër qytetit të Wuppertal, të premten.
Burri ishte një 41 vjeçar, gruaja e tij 37 vjeçare, vajzat ishin të moshës 1 dhe 4 vjeç dhe vjehrra e tij 77 vjeçare, raporton Ap.
Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri vrau pjesën tjetër të familjes, vuri flakën në shtëpi dhe më pas goditi me thikë veten. Ata dyshojnë se motivi ishte dështimi i martesës së tij.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira