Një shkencëtar që po punonte në një vaksinë kundër koronavirusit është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta.
Biologu Alexander ‘Sasha’ Kagansky, i cili kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut, u raportua se kishte rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese banimi në Shën Petersburg, Rusi, shkruan Mirror, transmeton portal arbresh.info
45-vjeçari, i njohur më shumë për punën e tij në luftën kundër kancerit, kishte një plagë me thikë në trupin e tij, sipas gazetës ruse Moskovsky Komsomolets.

Edhe Zvicra miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer
Komiteti Ruse i Hetimeve ka hapur një hetim vrasje dhe një i dyshuar 45-vjeçar mashkull është ndaluar.
Shkencëtari në fjalë ka punuar në Britani të Madhe për më shumë se 13 vjet.
Vdekja e tij është duke u cilësuar si e dyshimtë,megjithatë ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme rreth ngjarjes./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...