Një deputet ukrainas është gjetur i vdekur në zyrën e tij me plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Valeriy Davydenko, 47 vjeç, u gjet i vdekur nga një pastrues në zyrën e tij në Kiev të shtunën, shkruan “Free Europe”.
Zëvendësministri i brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko, tha se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast. “Policia dhe prokurorët do t’i kontrollojnë të gjitha versionet e mundshme të tragjedisë”, shkroi ai në Facebook.
Zoryan Shkiryak, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, tha se sipas hetimeve preliminare, besohet se deputeti ka kryer vetëvrasje,, transmeton Gazeta Express.
Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.
Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i bujqësisë.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...