Gjatë një aksioni të ndërmarrë në Bari, policia italiane gjeti dhe sekuestroi në banesën e kreut të një bande kriminale rreth 1 milion euro.
Policia gjeti në murin e shtëpisë rreth 936,000 euro, ndërsa ende nuk dihet origjina e tyre, por do përcaktohet nga hetimi. Identiteti i kreut të bandës kriminale nuk bëhet i ditur, por ai akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë kontrabandën e drogës.
Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është ende i lirë dhe se policia është vënë në kërkim të tij. Në po të njëjtën shtëpi policia edhe para disa muajsh gjeti mure të dyfishta dhe në to 60 mijë euro të fshehura.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...