Dy persona janë kapur gjatë bastisjes së ushtrisë amerikane në vendfshehjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, thotë Pentagoni.
Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha se ata tani ishin “në një ndërtesë të sigurt”, transmeton portali arbresh.info.
Gjenerali Mark Milley njoftoi gjithashtu se eshtrat e Bagdadi ishin asgjësuar dhe aktualisht nuk kishte plan për të ndarë pamjet e vdekjes së tij.
Bagadi vrau veten gjatë bastisjes, thonë SHBA.
“Eshtrat e Bagdadi u transportuan në një strukturë të sigurt për të konfirmuar identitetin e tij me testimin mjeko-ligjor të ADN-së, dhe asgjësimi i mbetjeve të tij është bërë dhe është i plotë dhe është trajtuar në mënyrë të duhur,” u tha gjeneral Milley gazetarëve.
Gjenerali Milley – anëtari i rangut më të lartë të ushtrisë amerikane – tha që fotot dhe video po kalonin “një proces deklasifikimi”.
Presidenti Donald Trump më herët kishte sugjeruar që disa xhirime nga bastisja të publikohen.
Nuk kishte detaje të mëtejshme në lidhje me burrat e ndaluar./arbresh.info/
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...