Gjashtë të vdekur nga uragani Laura në SHBA

21:44 | 28 Gusht 2020

Numri i të vdekurve si pasojë e uraganit Laura që goditi Luizianën në SHBA është rritur në 6, transmeton Anadolu Agency (AA).

I regjistruar si një nga uraganet më të fortë në Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së, Laura, i cili kaloi në intensitetin e kategorisë 4, ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Ndërsa numri i personave që humbën jetën në Luiziana për shkak të uraganit është rritur në 6, Laura shkaktoi dëme serioze në vendet ku kaloi.

Disa rrugë në këtë shtet u përmbytën, ndërsa stuhia gjithashtu shkaktoi një zjarr për shkak të një rrjedhjeje në një fabrikë kimike pranë qytetit Westlake në Luizianën perëndimore. Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa shumë çati shtëpish fluturan dhe një numër i madh pemësh janë rrëzuar.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëroi se Laura, e cila po përparon drejt verilindjes së SHBA-së, mund të shkaktojë reshje të fuqishme dhe përmbytje në Arkansas, Mississippi, Alabama, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, pavarësisht se ka humbur fuqinë dhe është kthyer në një stuhi tropikale.

Presidenti amerikan Donald Trump në fundjavë do të vizitojë Luizianën dhe Teksasin të prekur nga stuhia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara