Një gazetë në Meksikë thotë se dhuna kundër gazetarëve dhe mungesa e dënimit për përgjegjësit është duke e detyruar ta ndalojë shtypjen.
Në një editorial, Norte de Ciudad Juarez ka thënë se edicioni i së dielës do të jetë i fundit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta do të vazhdojë të operojë online.
Miroslava Breach, një gazetare e cilat punonte për gazetën në qytetin Chihuahua u qëllua për vdekje muajin e kaluar.

Ajo ishte një nga tre gazetarët e vrarë në Meksikë vetëm muajin mars.
Breach kishte raportuar gjerësisht mbi lidhjet mes krimit të organizuar dhe politikanëve në shtetin Chihuahua për Norte de Ciudad Juarez dhe për La jornada, një gazetë kombëtare me bazë në Mexico City.
Breach u qëllua tetë herë në makinën e saj para derës së shtëpisë./Arbresh.info
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...
AAK thërret konferencë për media të mërkurën
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...