Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i rasteve të reja në vend është nën 1 mijë, pavarësisht numrit të madh të testeve të kryera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 952 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 154.500 të infektuar, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Numri i të shëruarve është rritur në 116.111 pasi 1.121 pacientë të tjerë u lëshuan nga spitalet gjatë ditës së kaluar, tha Koca.
Sipas të dhënave të ministrisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 4.276 ndërsa vendi raportoi 27 viktima të reja në 24 orët e fundit.
Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 1.76 milion teste, prej të cilëve mbi 37.500 janë kryer në 24 orët e kaluara.
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri