Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 5.967 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 734 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.41 milionë, prej të cilëve 24.789 kanë vdekur, përfshirë 149 viktima brenda ditës së fundit.
Po ashtu, 6.018 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2.29 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Mbi 28 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 163.342 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 2.003.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...