Garda Revolucionare Iraniane ka thënë se Teherani nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara dhe një klerik i lartë paralajmëroi që flota e marinës amerikane mund të shkatërrohet me një raketë.
Komentet e Gardës dhe Ajetollah Yousef TAbatabai-Nejad, një radikal duket të kenë për qëllim dekurajimin e presidentit Hassan Rouhani dhe aleatët e moderuar në Teheran nga pranimi i një oferte bisedimesh nga Uashingtoni, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i SHBA Donald Trump kërkoi të enjten nga udhëheqja e Iranit që të ulet dhe të bisedojë me të rreth heqjes dorë nga programi i tyre bërthamor dhe tha se ai nuk mund të përjashtonte një konfrontim ushtarak duke pasur parasysh tensionet e shtuara.
Transportuesi Abraham Lincoln, i vendosur nga administrata Trump në Lindjen e Mesme si një paralajmërim për Iranin, kaloi të enjten përmes kanalit Suez të Egjiptit./Arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë