Garda Kombëtare e Iowas do të dërgojë njësite nga i gjithë shteti jashtë vendit në muajt që vijnë.
Për më tepër, 400 ushtarë të tjerë të Gardës Kombëtare të Iowa kanë marrë urdhra mobilizimi, transmeton portali arbresh.info.
Ata do të mbështesin misionin e NATO-s në vazhdim të Forcës së Kosovës në Republikën e Kosovës. Këto njësi të Iowa përfshijnë si më poshtë:
Headquarters, 1st Squadron, 113th Calvary Regiment, Sioux City, Iowa
Bravo Troop, 1st Squadron, 113th Calvary Regiment, Johnston, Iowa
Headquarters, 2nd Brigade Combat Team, Boone, Iowa
Company D (MI), 224th Brigade Engineer Battalion, Johnston, Iowa
334th Brigade Support Battalion, Cedar Rapids, Iowa
135th Mobile Public Affairs Detachment, Johnston, Iowa
Sipas Gardës Kombëtare të Iowa-s, ky do të jetë mobilizimi më i madh në mbështetje të KFOR-it që nga viti 2004.
Ceremonia e dërgimit do të mbahet në gusht dhe shtator për ata që shkojnë në Republikën e Kosovës para se njësitë të udhëtojnë për në Ft. Bliss, Texas për kontrollet përfundimtare dhe kontrollet e gatishmërisë. Ushtarët pritet të vendosen për rreth një vit./arbresh.info/

MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njeh...
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor s...
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë