Gara për ta rrëzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe për ta marrë kurorën e Kremlinit është duke u zhvilluar, thotë analisti rus i luftës dhe një ish-besnik, Igor Strelkov.
Ish-koloneli i FSB-s tha se lufta për ‘Olimpin politik’ ka filluar tashmë mes atyre që rrethojnë presidentin rus.
Strelkov – i cili ishte rol kyç për aneksimin e Krimesë në 2014 – tani është një kritik i vendosur i strategjisë së luftës së Kremlinit në Ukrainë.
Një mobilizim masiv i menjëhershëm i gjysmë milioni burrave më shumë është mënyra e vetme që presidenti rus të shmangë humbjen dhe poshtërimin në luftën në Ukrainë, pretendon ai.
Ai pretendoi se miku i Putinit, Yevgeny Prigozhin, kreu i ushtrisë private Wagner, tashmë po shkon kokë më kokë me aleatët e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu.
Igor Strelkov, deklaroi më herët se Putini po e çon Rusinë drejt revolucionit, duke bërë të njëjtat gabime ushtarake katastrofike siç bëri Rusia në vitin 1917.
Ai tha se ushtria e Putinit është në pikën pa kthim ku ai humbet nëse sulmon dhe nëse tërhiqet. /Telegrafi/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...