Një anije me 15 migrantë në bord u mbyt në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke.
Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.Rojat bregdetare thanë në një deklaratë se 13 migrantë, duke përfshirë tre fëmijë, rezultonin të humbur.
‘’Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë’’, theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.
Bregu i Dikilit është afër ishullit grek të Lesbos.Migrantët vazhdojnë ta përdorin Turqinë si një pikënisje kur përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE.
Në vitin 2016, Bashkimi Europian dhe Ankaraja arritën një marrëveshje për të kufizuar rrjedhën e migrantëve në këmbim të ndihmës financiare për Turqinë.
Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme...
Kurti: Themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri, do ta ...
Irani dhe SHBA shkëmbejnë sulme të reja ajrore
Kurti për vdekjen e Gagicës: Do të mbahet mend si bartës i o...
Maran flet për listën e Shqipërisë: Kombëtarja ka nevojë për...
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...