Kandidati presidencial i krahut të djathtë, Francois Fillon, ka thënë se do t’i përgjigjet gjykatës në luftën ndaj akuzave se gruaja e tij ishte paguar për punën të cilën nuk e kishte bërë.
Ai është thirrur për të dalë para gjykatës, Serge Tournaire, më 15 mars, transmeton arbresh.info.
“Kjo është vrasje politike”, u ankua Fillon.” Por nuk jam unë i vetmi që është duke u vrarë, po vriten edhe zgjedhjet presidenciale. Zërat e milionave votuesve janë duke u shuar”, vazhdoi ai.
Fillon tha se ai do të respektojë thirrjen e gjyqit dhe do të thotë të vërtetën.
Në një fjalim, Fillon u zotua se nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë deri në fund, duke u bërë thirrje votuesve për mbështetje./Arbresh.info
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...