Polici francez që dha vetën për një peng tek i armatosuri që zuri pengje në një supermarket dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra.
Arnaud Beltrame, 45 vjeçare, “ra si hero” dhe tregoj “guxim të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Beltrame ndihmoi që t’i jepej fund të armatosurit që kishte mbytur tri pengje në një komunë të vogël në jug të Francës, njofton Klan Kosova.
25 vjeçari, Redouane Lakdim, u qëllua për vdekje pas një rredhimi disa orësh.
Duke lajmëruar vdekjen e oficerit policor në Twitter, ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Coollomb tha se “ai vdiq për vendin e tij”.
“Franca kurrë nuk do ta harrojë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën”.
Më herët, vet Macron njoftoi se Beltrame po vuan nga plagët e marra dhe po lufton me jetën në spital.
16 njerëz u lënduan në total, dy seriozisht, në këtë ngjarje që Macron e quajti akti i terrorizimit islamik.
Lakdim thuhet të ketë kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, figura kryesore që u zu pas sulmit të 13nëntorit në Paris kur mbetën të vdekur 130 njeëz.
Një person – që besohet të jetë partner i Lakdim – është arrestuar në lidhje me ngjarjen e djeshme./Klan Kosova/
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...