Mbrëmë gjatë mesnatës ka ndodhur një sulm në një xhami në veri të Francës. Policia franceze gjatë ditës së sotme është në kërkim të një vozitësi që qëllimisht ka përplasur veturën e tij në dyert e një xhamie në qytetin Lille në veri të Francës.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës kur askush nuk ishte në xhami, andaj sulmi nuk kishte rezultuar me të lënduar.
“Vetura është përplasur duke shkatërruar dyert e xhamisë Al Wifaq”, kanë thënë zyrtarë të policisë për Reuters.
Franca është e alarmuar pas një vale të sulmeve islamike viteve të fundit, që kanë vrarë më shumë se 240 persona.
Një zyrtar i prefekturës lokale ka deklaruar se incidenti nuk dukej të ishte i nxitur nga motive raciste.



Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...