Shkollave në Francë u kërkohet tani të shfaqin flamurin francez dhe atë të Bashkimit Evropian në klasa, krahas fjalëve të himnit kombëtar.
Ky vendim – efektiv nga fillimi i vitit të ri shkollor të hënën – është miratuar nga Parlamenti në kuadër të reformave në arsim, në muajin shkurt.
Ai është sugjeruar nga deputetët e opozitës, por është miratuar nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron shkruan REL
Atëbotë, ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se “fryma qytetare duhet të forcohet” dhe se njohuria për simbolet e vendit është një gjë e natyrshme në botë.
Me vendimin e ri, të gjitha klasat e shkollave fillore dhe të mesme duhet të shfaqin flamurin kombëtar, fjalët e himnit Marseillaise dhe moton kombëtare: “Liberté, Égalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri).
Por, kritikët e kanë cilësuar këtë ligj si tejet nacionalist.
Michel Larive, deputet në Parlamentin e Francës, ka thënë se mbajtja e flamurit kombëtar jashtë shkollave është e mjaftueshme për të treguar “respektin për atdheun, pa rrëshqitur drejt nacionalizmit”.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...