Autoritetet franceze njoftuan se fëmijët 6 vjeç e lart do të duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura të hapura për publikun pasi rastet e reja të variantit shumë ngjitës Omicron po kalojnë 200,000 për të katërtën ditë radhazi.
Duke ulur moshën e fëmijëve të detyruar të mbajnë maska nga 11 në 6 vjeç, qeveria shpreson të shmangë mbylljen e shkollave pas pushimeve, transmeton portal arbresh.info
Mësimi në Francë rifillon të hënën dhe fëmijët e vegjël do të detyrohen të mbajnë maska në transportin public, në komplekset sportive dhe në vendet e kultit.
Mandati i maskave shtrihet në hapësirat e jashtme në qytete të tilla si Parisi dhe Lioni që së fundmi kanë rifutur mbajtjen e maskavë në ambientet e jashtme.
Në ditën e parë të vitit të ri, Franca regjistroi 219,126 infeksione të reja, vetëm pak më pak nga rekordi ditor prej 232,200 i shënuar në ditën e fundit të 2021.
Qeveria franceze vë bast se vala e pestë e pandmisë e nxitur nga varianti Omicron mund të zbutet pa kthyer bllokimet dhe shtetrrethimet që konsiderohen të dëmshme për ekonominë.
Në Francë 123 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid./arbresh.info/
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...