Vendimi i Anglisë për karantinim të turistëve që vijnë nga Franca dhe jo për ata që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian është diskriminues dhe nuk bazohet në shkencë, tha të enjten një ministër francez.
Anglia tha se do të lejojë vizitorë të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Shtetet e Bashkuara të pa pasur nevojë për karantinë nga java tjetër, por që do të rishikojë rregullat për udhëtarët nga Franca vetëm në fund të javës tjetër, transmeton arbresh.info
“Është e tepërt dhe është sinqerisht e pakuptueshme për arsye shëndetësore … Nuk bazohet në shkencë dhe diskriminuese ndaj francezëve,” tha ministri francez i Evropës Clement Beaune në LCI TV. “Shpresoj se do të rishikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Beaune tha se Franca nuk po planifikonte masa “tani për tani”.
Qeveria britanike ka thënë se po mban rregullat e karantinës për udhëtarët nga Franca për shkak të pranisë së variantit Beta atje, por zyrtarët francezë thonë se pjesa më e madhe e rasteve vjen nga ishulli La Reunion në Oqeanin Indian./reuters/arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...