Qeveria franceze do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik 2017 për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm. Kryeministri Bernard Cazeneuve tha se ky hap është me rëndësi për të siguruar vendin nga çdo e papritur.
“Ky zgjerim i fundit, i pesti që prej mbrëmjes së sulmeve të 13 nëntorit të 2015 në Paris dhe atij në Saint-Denis është absolutisht i nevojshëm për të siguruar nivelin më të lartë të mbrojtjes për qytetarët tanë”, tha Cazeneuve pas një takimi në kabinet.
Shefi i qeverisë deklaroi se Franca vijon të jetë e kërcënuar nga sulmet terroriste.
“Secili prej nesh duhet të ketë parasysh realitetin e kontekstit që ne jemi duke jetuar dhe që lidhet me nivelin e lartë të kërcënimit terrorist”, tha ai.
Propozimi i qeverisë duhet të marrë miratimin e Kuvendit Kombëtar gjatë mbledhjes së ditës së martë, ndërsa ditën e enjte do të shqyrtohet në senat. Gjendja e jashtëzakonshme në Francë është shtyrë për katër herë me radhë pasi qeveria vlerëson se rreziku i sulmeve të armatosura nga militantët islamikë mbetet i lartë.
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...