Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij.
Asambleja Kombëtare votoi me 364 vota pro rrëzimit të qeverisë, kundrejt 194 votave kundër, duke e larguar zyrtarisht Bayrou-n nga posti i kryeministrit dhe duke hapur një krizë të re politike në Francë, raporton BBC.
Kjo është një goditje e rëndë për aleatët e Presidentit Emmanuel Macron, të cilët tashmë përballen me sfida të mëdha për të formuar një shumicë të re parlamentare apo për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Bayrou kishte deklaruar më herët se “rreziku më i madh është të mos marrim asnjë rrezik”, ndërsa e cilësoi këtë votë si një moment kritik për të ardhmen politike dhe institucionale të vendit. Megjithatë, rezultati i votimit tregoi mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për agjendën e tij reformuese dhe për modelin e tij të qeverisjes.
Francois Bayrou, i cili mori detyrën vetëm nëntë muaj më parë, duhet të paraqesë dorëheqjen e tij pas humbjes në votimin e së hënës pasdite.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...
Shqipëria mbështet kërkesat për gjuhën shqipe në Maqedoninë ...
Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...