Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Udhëheqësi francez tha se me këtë vendim ai po vepron në interes të paqes, mes kritikave nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
“Në përputhje me zotimin historik të shtetit tim ndaj Lindjes së Mesme, paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, sot njoftoj se Franca njeh shtetin e Palestinës”, tha Macron gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara, teksa delegacioni palestinez mirëpriti vendimin.
Macron tha se ai me këtë vendim po mbështet “paqen mes popujve izraelit dhe palestinez”.
Një ditë më parë, Britania, Kanadaja dhe Australia njohën zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar shteteve të tjera në një lëvizje që synon ringjalljen e përpjekjes për zgjidhjen me dy shtete./REL
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...