Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:47 | 31 Mars 2026
E.H

Franca ndalon aeroplanët amerikanë në operacionet kundër Iranit, Trump kritikon Parisin.

Parisi ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për fluturimet ushtarake amerikane të transportit, duke ndaluar pjesëmarrjen e avionëve amerikanë në operacionet kundër Iranit.

Më herët, edhe Spanja kishte marrë një masë të ngjashme, duke mbyllur hapësirën ajrore për SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, duke e cilësuar atë “shumë të padobishme” në përpjekjet për të eliminuar “Kasapin e Iranit”.

Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar në rajon, ndërsa përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit mbeten të ndjeshme dhe komuniteti ndërkombëtar ndjek nga afër situatën.

Ndryshe, vendimi mund të ndikojë në koordinimin e operacioneve ushtarake amerikane dhe të shtojë tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe Parisit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale