Franca i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të arrijë një marrëveshje me Britaninë e Madhe në mënyrë që të zgjidhet njëherë e mirë kriza e emigrantëve në Kanalin anglez.
Të njejtin propozim do t’i paraqesë kryeministri francez Jean Castex homologut të tij britanik Boris Johnson, transmeton portal arbresh.info
Marrëveshja duhet të përcaktojë qartë përgjegjësitë individuale të Britanisë dhe ato të fqinjëve të saj në anën tjetër të Kanalit anglez, tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin pas bisedës me Presidentin Emmanuel Macron në Paris.
Britania u përjashtua nga takimi pasi kryeministri britanik Boris Johnson ndezi një mosmarrëveshje diplomatike duke publikuar letrën e tij drejtuar Macron, duke kritikuar mënyrën se si Parisi e menaxhon situatën në terren.
Zyrtarët britanikë dhe francezë kanë fajësuar njëri-tjetrin për vdekjen e 27 emigrantëve që u mbytën në Kanalin anglez të mërkurën e kaluar në përpjekje për të arritur në Britani./arbresh.info/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...